Tentuan të kalojnë 45 kg drogë në Greqi, 2 në pranga

29/01/2017 00:00

Policia Kufitare e Qafë-Botë në Sarandë ka ndaluar trafikimin e 45 kg kanabis për në Greqi, duke arrestuar edhe 2 transportuesit e saj.

Rreth orës 08:30 të së dielës. në Pikën Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kyfitare në automjetin tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe arrestimin në flagrancë të Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë dhe Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.

Top Channel