Biblioteka e Elbasanit, nis procesi i dixhitalizimit

29/01/2017 00:00

Biblioteka e Elbasanit, e cila për nga pasuria që zotëron, renditet ndër bibliotekat më të rëndësishme në vend, ka nisur procesin e dixhitalizimit të saj, për të ecur përkrah me zhvillimet teknologjikie.

Procesi ka nisur fillimisht me fondin e albano-ballkanologjisë, një nga fondet më të rralla, por edhe më të rëndësishme, dhuratë për këtë bibliotekë nga partioti Lef  Nosi.

Për shkak të vjetërsisë së tyre dhe mundësisë më të madhe që të dëmtohen, ky fond do të jetë i pari që do të dixhitalizohet.

“Në këtë fond gjenden libra unikë dhe me vlera të rralla studimore për fusha të ndryshme të shkencës. Këto hapa janë hedhur edhe më parë, por falë kësaj iniciative, ky proces po bëhet i plotë dhe përfundimtar. Ky proces i përgjigjet standardeve që duhet të plotësojë një bibliotekë bashkëkohore, në kushtet e sotme të zhvillimit të madh teknologjik. Gjithësesi, uroj që në të ardhmen, biblioteka jonë të plotësojë sa më shumë standarde dhe mbi të gjitha të plotësojë qëllimin e saj final ndaj komunitetit”, tha Aida Gashi, Drejtoresha e Bibliotekës “Qemal Baholli”, në Elbasan.

E krijuar më shumë se 80 vjet më parë, Biblioteka publike e Elbasanit tashmë numëron 200 mijë libra, koleksione dhe periodikë në gjuhën shiqpe dhe të huaj. Aty gjenden gjithashtu vepra të rralla dhe koleksionet e fondit të priodikut të periudhës para Luftës së parë Botërore.

Top Channel