Të rinj dhe të rrezikshëm

29/01/2017 00:00

Historia e vjetër e shantazheve prek brezin e ri, duke kërcënuar shoqërinë për një kohë të gjatë.

Vetëm në 3 vjet në Shqipëri janë 30 adoleshentë të gjykuar si gjobëvënës, te Gjykata e Krimeve të Rënda. Por ndonëse fenomeni është në rritje, kjo kategori lehtësohet për shkak të moshës.
 
Në shkollën “100 vjetori”,  në Kamëz, një 14-vjeçare u zhvendos nga kjo shkollë, nga frika e kërcënimit të shokëve të klasës, të cilët i bënin presion se do ti publikonin disa materiale private.

Gjobëvëniet me autorë të miturit po kthehen në një fenomen shqetësues në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
 
“Me Ervinin u njoha nëpërmjet një shoqes time. Në fillim flisnim në facebook, për gjëra të ndryshme dhe pastaj ai filloi të më kërcënojë se do e kishim punën keq, unë dhe vëllai im, nëse nuk i jepja lekë”, u shpreh vajza e kërcënuar.

I pyetur për këtë çështje, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, z. Sandër Simoni, u shpreh: “Sfida për trajtimin e këtyre çështjeve është pikërisht sepse subjektet, autorë të këtyre veprave penale, kanë qenë të mitur, apo të mitura. Çështja më problematike është ajo e trajtimit të tyre, qoftë kur janë të dëmtuar apo kur janë autorë të këtyre veprave penale”.
 
Realisht ne na rezulton se më shumë ka grupmosha të mitur se të rritur. Mund të diskutohet rasti përsa i përket kompetencës lidhur me këto grupmosha, sidomos kur kemi autorë të miturit apo kemi forma presioni e shantazhi, pasi nuk përputhet me nocionin e një krimi të rëndë.

Top Channel