Kthehet kombëtarja e futsallës

29/01/2017 00:00

Pas kualifikimit të arritur në fazën paraeleminatore me 9 pikë të plota (3 fitore në grup), kombëtarja e futbollit të sallave u kthye nga Bullgaria.

Në Rinas, ekipi  kuqezi nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli, u prit nga zv/Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova dhe Sekretari i Pergjithshëm, Ilir Shulku.

Shqipëria e futbollit të sallave befasoi me fitore dhe goleada ndaj ekipeve prestigjioze. Axhenda zyrtare në vijim e kombëtares do të pasojë me turin eleminator që do të zhvillohet në Azerbajxhan.

Top Channel