Roger Federer fiton Australian Open

29/01/2017 00:00

Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë.

Tenisti zviceran mundi në një finale që zgjati 5 sete spanjollin Rafael Nadal, i cili ishte favorit. Rezultati i takimit: 6-4, 3-6, 6-1, 3-6 dhe 6-3.

Në moshën 35-vjeçare, dukej e pamundur që Federer të fitonte një turne të madh, por ai përfitoi nga eliminimi i hershëm i Djokovic dhe Murray, duke arritur të shkojë deri në fund e duke fituar një tjetër titull “Grand Slam”.

Roger Federer kishte fituar për herë të fundit një “Grand Slam” në vitin 2012, kur triumfonte në Uimbëlldon.

Fitorja në Australian Open bën që veterani nga Zvicra të “fusë në xhep” 2 milionë e gjysmë euro dhe të arkivojë titullin e 89 karrierë.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel