Kimi, pushime familjare në Kosta Rika

29/01/2017 00:00

Kim Kardashian po kalon disa ditë pushime me familjen e saj në Kosta Rika, aty ku temperaturat e larta e kanë detyruar 36-vjeçaren të vishet fare pak.

Nëna e dy fëmijëve kishte “shpalosur” dekoltenë e saj të famshme e veshur vetëm me reçipeta të bardha për një darkë me motrat dhe mamanë e saj, Kris Jenner.

Bie në sy edhe forma e mirë fizike e Kimit, e cila ka rreth një vit që ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Kjo, si rezultat i punës së palodhur në palestër.

“Unë nuk jam si motrat e mia që i publikojnë në Snapchat seancat stërvitore, por kjo nuk do të thotë që nuk stërvitem. Bëj palestër çdo ditë”, ka thënë Kim Kardashian.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel