Durrës, arrestohet se plagosi vëllain me sopatë për pronat

29/01/2017 00:00

Një shtetas 55-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Durrësit, pasi ka plagosur me sopatë vëllain e tij për motive pronësie, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe lëndë narkotike.

Në prangat e “bluve” të Durrësit ra Ramazan Ferra nga fshati Mefsheq i Krujës, pasi të shtunën kishte qëlluar me sopatë në krahë vëllain e tij, G. Ferra, 53 vjeç.

Por, ndërsa policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, veç sopatës së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, janë gjetur edhe dy kg lëndë narkotike e dyshuar “cannabis sattiva”.

Tashmë hetimet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, teksa i arrestuar akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Top Channel