Interi, mrekullia e shtatë

28/01/2017 00:00

Shtatë fitore radhazi në kampionat. Interi është rikthyer në formën më të mirë duke ngjitur shkallët në tabelën e renditjes në Serinë A.

Zikaltërit mposhtën me lehtësi 3-0 Peskarën dhe marrin vendin e katër në rënditje, duke u futur në vallen “treshe” për një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat u shënuan nga D’Ambrosio në minutën e 23. Dy minuta nga koha e rregullt e pjesës së parë, Joao Mario dyfishon rezultatin dhe dërgon skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes me qetësinë e dy golave.

Në pjesën e dytë, Eder në minutën e 73-të vulos fitoren në 3-0, ndërsa në minutan e 76 Candreva i la vendin Gabigolit, blerjes së bujshme të zikaltërve në merkaton e verës.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 42 pikëve, 2 më pak se Napoli i vendit të tretë, që ka edhe një ndeshje mangët.

Top Channel