Trump bën bilancin javor

28/01/2017 00:00

Donald Trump iu drejtua përmes rrjeteve sociale të gjithë amerikanëve për të raportuar për ditët e para në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Para një jave, administrata jonë mori detyrën dhe përgjegjësinë që ju, qytetarët e Amerikës na besuat dhe unë jam këtu sot për t’u njoftuar se çfarë kemi realizuar në këto pak ditë”, nisi mesazhi i Trump.

Shkurtimisht ai foli për ekonominë dhe “Obamacare”, duke mos përmendur telefonatën me Putin dhe as urdhrin ekzekutiv për emigracionin.

“Në ditët e mia të parë u takova me drejtuesit e kompanive më të mëdha të SHBA dhe me Unionin e Punëtorëve dhe folëm për rrugët sesi të krijojmë vende pune këtu”, shtoi Presidenti amerikan.

Trump këmbëngul se politikat e tij po japin rezultat.

“Që prej zgjedhjes time, kompanitë nuk emigrojnë më, por po krijojnë vende pune këtu në Shtetet e Bashkuara. Vendosëm të dalim nga marrëveshja e tregtisë (TPP) dhe do të nënshkruajmë marrëveshje të veçanta me vende të ndryshime për të mbrojtur punëtorët tanë”, tha ai.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se nuk ka harruar reformën në shëndetësi të paraardhësit të tij, të njohur si “Obamacare”.

“Do të shfuqizojmë dhe zëvendësojmë Obamacare. Kjo është çështje kohe!”, deklaroi ai.

Top Channel