Liverpool turpërohet edhe në FA Cup, kalon Chelsea

28/01/2017 00:00

Pas Kupës së Ligës, Liverpooli i thotë lamtumirën edhe FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop u eliminua në raundin e katërt nga Wolves pasi humbi në Anfild me rezultatin 1-2.

Stearman dhe Vainmann ishin autorët e golave për miqtë, ndërkohë që për Liverpulin goli i Origit erdhi shumë vonë, në minutën e 86.

Çelsi nuk e pati aspak të vështirë kualifikimin në Kupën e Anglisë. Londinezët shkatërruan totalisht Brentford me rezultatin 4-0. Willian, Pedro, Ivanoviç dhe Batshuai me 11-metërsh ishin autoret e golave për londinezët.

Tottenhemi u bë protagonist i një ndeshjeje të çmendur me Wycombe. Londinezët u kualifikuan me shumë mundime në raundin tjetër të Kupës së Anglisë, pasi e fituan sfidën 4-3 vetëm në minutat e fundit.

Dy golave të Heys dhe atij të Thompson, Tottenham iu kundërpërgjigj me ata të Son, Jansen dhe Dele Alli. Koreani Son ishte heroi për Spurs pasi e shënoi golin e kualifikimit vetëm pak sekonda nga mbyllja e kohës së rregullt.

Top Channel