Tavo: Policia dëmton LSI, po ndërhyn në zonat minoritare

28/01/2017 00:00

Nga Gjirokastra, aty ku policia sot ka një prani të shtuar nga operacioni për kapjen e Klement Balilit, deputeti i LSI Vangjel Tavo ka sulmuar drejtuesit lokalë të policisë.

Tavo thotë se policia po ushtron presion në zonat minoritare për të dëmtuar zgjedhjet dhe veçanërisht LSI. Tavo thotë se i ka kërkuar ministrit Tahiri, largimin e këtyre drejtuesve. 

“Kuptohet shqetësimi i minstrit Koka dhe nga ana tjetër shqetësimi i një lideri të LSI, pasi është një ndër themeluesit e kësaj force politike. Në fakt konstatoj edhe unë në Gjirokastër një tentativë, përpjekje nga ana e policisë së shtetit për të ndikuar në procesin zgjedhor. Nuk e kam bërë publik sepse tu them të drejtën asnjëherë nuk kam menduar që këto përpjekje të drejtuesve të policisë së qarkut gjirokastër janë të lidhura me PS direkt, dhe kurrë nuk mund ta besoj. Në momentin që do të kem një konfirmim të një fakti të tillë atëherë pa dyshim që dhe unë do ta bëj jo thjesht publike, po do ta quaja alarmante këtë situatë. Do i kërkoja sinqerisht si pjesë e këtij koalicioni ndërhyrjen e ministrit Tahiri tek drejtuesit e poilicisë së shtetit të mos merren me politikë sepse nuk është prioritet i policisë së shtetit”, është shprehur Tavo.

Top Channel