Thaçi, bisedë telefonike me Vuçiç: T’i zgjidhim problemet me dialog

28/01/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar këtë të shtunë një bisedë telefonike me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ritheksuar angazhimin e Prishtinës për të vijuar dialogun me Beogradin.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Top Channel