Bregu ndërhyn në debatin PS-LSI, kujton marrëveshjen

28/01/2017 00:00

Në mesin e debateve PS-LSI, të cilat ditët e fundit janë kthyer dhe të ashpra, ka hyrë dhe deputetja demokrate Majlinda Bregu.

Me anë të një postimi në Facebook, Bregu nuk ka bërë asnjë koment, por nën diçiturën “Meqë është e shtunë dhe ka kohë për të lexuar. Lexim të qetë” ka publikuar pikat e marrëveshjes mes PS dhe LSI, marrëveshje kjo e firmosur në Shkodër në Prill të 2013.

Nuk dihet se cili ka qënë qëllimi që Majlinda Bregu, ka risjell pikërisht në këto momente përmbajtjen e asaj marrëveshje, ndoshta si një refelektim për të gjithë socialistët apo anëtarët e LSI, për të bërë një bilanc se sa nga ato pika janë zbatuar.

Top Channel