Tahiri, vizitë në Kosovë, takohet me Thaçin

28/01/2017 00:00

Ministri Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë ku është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Ministri Tahiri në vizitën e punës shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe anëtarë të tjerë të këtij Komisioni.

Top Channel