Kosovë, jep dorëheqjen drejtori i AKI-së

27/01/2017 00:00

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, Agron Selimaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij këtë të premte.

Në letrën e dorëheqjes së tij drejtuar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, ai falënderon bashkëpunëtorët, ndërsa shprehet krenar që ka kontribuuar në çështjet e sigurisë së Kosovës. Por nuk përmend arsyet e dorëheqjes.

Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015. Dorëheqja e tij vjen pak ditë, pasi në media u raportua për një serë shkeljesh të nxjerra nga një raport i auditimit të brendshëm në AKI.

Jo zyrtarisht thuhet se dorëheqja ndërlidhet me mungesën e informacioneve për ngjarjet në veri të vendit.

Top Channel