Perla e Pejic, Kukësi zgjeron hendekun në krye

27/01/2017 00:00

Gjysma e dytë e kampionatit shqiptar të futbollit u hap me një fitore minimale të Kukësit në Shkodër ndaj Vllaznisë, sukses i cili i mundëson ekipit kryesues të çojë tashmë diferencën në 4 pikë me ndjekësit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” ishte ajo që hapi fazën e tretë të kategorisë Superiopre, duke i imponuar ekipeve të tjera pretendente, fitore në ndeshjet e fundjavës.

Kukësi kishte iniciativën në transfertën e Shkodrës por asnjë gol nuk u regjistrua në fraksionin e parë. Vendasit kishin shans në të dytën që të prishnin ekuilibrat por sulmuesi Pepa u ndal nga portieri Koliqi. Rrjeta e cila vendosi sfidën erdhi nga Pero Pejic.

Bomberi kroat harkoi një goditje perfekte dënimi e cila pushoi në rrjetën e Vllaznisë. Në minutat shtesë vendasit rrezikuan seriozisht të barazonin por fati nuk ishte me kuqeblutë.

Me fitoren 0-1, Kukësi ruan pathyeshmërinë në Superiore dhe pret i qetë ndeshjet e ndjekësve. Partizani luan në transfertë të shtunën ndaj Luftëtarit, në po të njëjtën ditë që Skënderbeu pret Flamurtarin.

Top Channel