Probleme mendore për aktoren, përfundon në spital

27/01/2017 00:00

Mischa Barton po kalon një periudhë të keqe në jetën e saj. Aktorja e njohur është shtruar në spital për vlerësim për sa i përket shëndetit mendor.

Sipas “TMZ”, të martën e kaluar, fqinjët e zbuluan Barton në oborr, e veshur vetëm me një bluzë, teksa ishte duke bërtitur se nëna e saj ishte një shtrige hajdute.

Ajo gjithashtu, përmendte në gjendje të pavetëdijshme fundin e botës dhe emrin e qenit të saj. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat policore dhe zjarrfikësit, pasi të afërmit e 31-vjeçares i trembeshin një tentative vetëvrasjeje për shkak të mbidozës që kishte marrë.

Në fakt, në vitin 2009, aktorja kërkoi suportin e një psikiatri pasi u diagnostikua me çrregullime të shëndetit mendor dhe si një rrezik për veten dhe të tjerët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel