Korçë, udhëtonin me armë pa leje, pranga 2 të rinjve

27/01/2017 00:00

Agjentë të krimeve në qytetin e Korçës, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë kanë arrestuar pasditen e së premtes dy të rinj që udhëtonin të armatosur në automjetin e tyre.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, në pranga kanë rënë shtetasit Daniel Isufi dhe Stefano Hoxha, 27 dhe 24 vjeç, i pari banues në Korçë dhe i dyti në Tiranë.

Ata janë ndaluar në lagjen numër 18 të Korçës teksa udhëtonin me automjetin “BMW” me targë “AA 881 ME”, gjatë kontrollit të të cilit është gjetur një pistoletë e markës “Ekol”, pa fishekë, por pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, që ka ngritur akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel