E keqja bashkon Jolie dhe Pitt

27/01/2017 00:00

Te ndare tashme prej disa muajsh, Angelina dhe Brad duket se do bashkohen kundër regjisorit që synon të nxjerrë sekretet e ndarjes së tyre.

Autori i njohur Ian Halperin njoftoi se shumë shpejt do të publikonte një dokumentar që tregon anën e fshehtë të divorcit aq shumë të komentuar.

Shumë shpejt do të publikohet versioni i vërtetë i ndarjes së çiftit “Brangelina” dhe Ian do të zbulojë arsyen përse ata vendosen t’i jepnin fund martesës së tyre.

Një nga kolegët e regjisorit u shpreh se e vërteta e hidhur qëndron në faktin se ata kishin më shumë se një vit të ndarë dhe në vijim do të publikohen regjistrime dhe intervista që s’janë parë asnjëherë më parë.

Pra, përpos betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, dyshes iu shtua tani një telash akoma më i madh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel