NBA, fitojnë Oklahoma dhe Indiana

27/01/2017 00:00

Oklahoma City po paraqitet mjaft mirë në këtë fazë të sezonit të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA.

Skuadra teksane “Thunder” mposhti në sfidën e saj të radhës Dallas Mavericks me rezultatin 109-98, me këtë të fundit që e pagoi shtrenjtë mungesën e Dirk Noëitzkit.

Ishte i zakonshmi Russell Westbrook, ai që drejtoi Oklahomën drejt suksesit të tretë radhazi, me 45 pikë, 17 nga të cilat i shënoi në 8 minutat e fundit të sfidës. Për Dallas, Harrison Barnes shënoi 31 pikë, por kjo nuk i mjaftoi kësaj skuadrë të evitonte disfatën e 30 sezonale.

Indiana Pacers triumfoi në “Tatget Center” ndaj Minnesotës, të cilën e mposhti me rezultatin 109-103. Paul George e Myles Turner shënuan 55 pikë së bashku në këtë ndeshje, duke i dhënë mundësinë skuadrës së tyre të çojnë bilancin sezonal në 23 fitore e 22 humbje.

Në ndeshjet e tjera të NBA, LA Lakers pësoi humbjen e 8 në 9 ndeshjet e fundit, pasi u mposht nga Utah Jazz 88-96, ndërsa Denver mundi Phoenix me rezultatin 127-120.

Top Channel