Ligjet e reformës, Manjani kundër “dyshimit të arsyeshëm”

27/01/2017 00:00

Që reforma në drejtësi të bëhet e plotë janë edhe 27 ligje për t’u miratuar nga Kuvendi, por vetëm disa prej tyre janë më të rëndësishmit.

Ajo është paketa anti-korrupsion me ndërhyrje tek kontrolli, sekuestrimi i pasurive dhe ligji për përgjimet.

Por ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kundërshtoi ndryshimet kryesore të propozuara nga ekspertët amerikanë, që fusin konceptin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në indicje për sekuestrimin e pasurisë.

“Dyshimi i arsyeshëm bazuar në indicje është ta ulësh në thelb veprimtarinë provuese të prokurorisë në abuzim. Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik. Kjo është një gjë krejtësisht e re, që mund të gjykohet e mirë dhe mund të miratohet, por që shqiptarët duhet ta dinë. Që nga ky moment duhet të ruhemi edhe në krevatin bashkëshortor”, deklaroi Manjani.

Kritika më e madhe ishte për ndryshimin në ligjin e përgjimeve, i cili për të parandaluar krimet e rënda përfshin në përgjimin parandalues të komunikimeve elektronike edhe video-survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private e publike.

Top Channel