Zbrazet DASH, Kerry: Largimet të njëkohëshme, i vështirë zëvendësimi

27/01/2017 00:00

Diplomatë të lartë në ekipin drejtues të Departamentit amerikan të Shtetit po largohen nga postet e tyre njëri pas tjetrit, duke shtuar kështu trysninë mbi Rex Tillerson, i cili është ende në pritje të konfirmimit nga Senati.

Në mesin e të dorëhequrve gjatë javës së parë të Trump në zyrën Ovale janë zëvendëssekretari për menaxhimin, Patrick Kennedy, dy zv/ndihmës sekretarë, Joyce Barr dhe Michele Bond, si dhe Gentry Smith, që drejton zyrën e misioneve të huaja. Katërshja është e fundit e një sërë punonjësish të lartë të DASH, të cilët kanë paraqitur dorëheqjet nga postet e tyre aktuale.

Eksperienca e Kennedy, Barr, Bond dhe Smith në drejtimin e Departamentit dhe në menaxhimin e misioneve të huaja ishte shumë e madhe, ndaj largimi i tyre ka për të lënë pas një boshllëk jo të vogël.

“Këto janë largimet më të mëdha të njëkohëshme institucionale që mund t’i vijnë në mendje gjithësecilit prej nesh. Zëvendësimi i këtyre ekspertëve ka për të qenë goxha i vështirë”, deklaroi ish-sekretari i Shtetit, John Kerry.

Nuk është e pazakontë për zyrtarët e lartë të qëndrojnë ende në detyrat e tyre edhe gjatë një tranzicioni të butë drejt një adminstrate të re. Në mjaft raste ndodh që atyre t’iu ofrohen pozicione të tjera brenda departamentit.

Por duket se Tillerson nuk do të ketë rrugë tjetër veçse të ngrejë në këmbë një ekip krejtësisht të ri. Asnjëri prej punonjësve të dorëhequr nuk e ka lidhur haptazi largimin e tij me linjen joortodokse të Donald Trump në çështjet e politikës së jashtme.

Top Channel