Drejtoria e Burgjeve: Asnjë i arratisur në 2016

27/01/2017 00:00

Gjatë vitit 2016, nuk është shënuar asnjë rast arratisje nga burgjet e vendit. Ky fakt është renditur ndër arritjet e drejtorisë dhe gjithë administratës së burgjeve në analizën e punës për vitin e kaluar, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Gjithashtu, policia e burgjeve ka konstatuar se gjatë viti të kaluar janë ulur me 60 për qind tentativat për futjen e sendeve të ndaluara brenda regjimit të burgut, ashtu sikurse janë ulur me 50 për qind rastet e dëmtimit të prones dhe orendive brenda sistemit.

Në shifra më të vogla në masen 7 për qind kanë qënë edhe rastet e konflikteve mes të dënuarve. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, këto rezultate kanë ardhur jo vetëm si pasojë e rritjes së masave të sigurisë por edhe shtimit të aktivitetit sociale dhe sportive për të burgosurit. Por nga ana tjetër, paga dhe uniformat e policisë së burgjeve mbeten një ndër problemet kryesore, që ul motivimin e punonjësve në një sektor që është ndër kryesoret e sigurisë së vendit.

Top Channel