Faza paraprake e eleminimeve në konkursin e bukurisë Miss Universe nisi të enjten në Manila të Filipineve. Vajzat ishin të mrekullueshme, por mes 86 kandidateve, Miss Australia Caris Tiivel spikati për një arsye mjaft të veçantë: për fustanin e saj të derdhur, frymëzuar nga koralet.

Tiivel ka shpresuar që në këtë mënyrë, t’iu dërgojë politikanëve një mesazh për dëmtimet që po pëson barriera koralore.

Etapa fillestare e përzgjedhjes do të përcaktojnë se cilat do të jenë 12 konkurentet për mbrëmjen e madhe të këtij eventi.

Konkursi kulmon të hënën me kurorëzimin e mbretëreshës së re të bukurisë. Mbajtësja aktuale e titullit është filipinasja Pia Vvurtzbach.  Me shumë se gjysëm miliardi njerëz anëmbanë globit e ndjekin çdo vit garën e konsideruar si një ndër më prestigjozet e më të mediatizuarat në botë.

Në 2015-tën, pasi Donald Trump asokohe bashkëpronar i konkursit të bukurisë shkaktoi polemika me komentet mbi emigrantët e paligjshëm nga Meksika, NBC vendosi t’i ndërpriste marrëdhëniet e biznesit  me të dhe deklaroi se nuk do ta transmetonte me live Miss Universe-in.

Top Channel