Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është përfshirë nga flakët godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Arrëz të Kukësit.

Rrethanat e rënies së zjarrit jane ende të paqarta, por gjithçka është shkrumbuar, përfshirë çatinë, dyshemetë dhe bazën materiale.

Objekti në fjalë ishte një ndërtesë dykatëshe, me çatinë dhe dyshemenë prej druri. Paraprakisht, mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shkëndijave nga oxhaku i njërës prej klasave.

Banorët e Arrzës janë përpjekur me mjete rrethanore, por nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë. Zjarrfikësja nuk ka mundur të mbërrijë për shkak të distancës së madhe nga Kukësi, por edhe borës së madhe që ka rënë në njësinë administrative Arrën.

32 nxënësit po sistemohen në mjedise alternative për të vazhduar mësimin.

Top Channel