Port Durrës, gjendet një pistoletë në koshin e mbeturinave

27/01/2017 00:00

Një pistoletë është gjetur në koshin e mbeturinave në portin detar të Durrësit.

Policia bën të ditur se në terminalin e këmbësorëve të sheshit të trageteve, në tualetin e meshkujve, është gjetur në një kosh mbeturinash nga pastrueset një armë zjarri pistoletë, tip BLOV-F06, me një krehër pa fishekë.

Arma u bllokua në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel