OSHEE: Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

26/01/2017 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar mbrëmjen e së enjtes se, për shkak të punimeve për fuqizimin e rrjetit elektrik në Tiranë, ditën e premte do të ketë kufizime energjie nga ora 9 e mëngjesit deri në 14.

Mungesa e energjisë do të prekë pjesërisht zonën te rruga “Brigada VIII” dhe zonën pranë “Kinema Agimit”.

Por, veç kësaj, për shkak të investimeve, OSHEE njofton se do të kryhen punime edhe në një nga kabinat që furnizojnë me energji abonentët në rrugën “Muhamet Gjollesha”, si dhe në zonën pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në këto të fundit, kufizimi i energjisë do të jetë nga ora 9:30 deri në 30 minuta pas mesditës.

Top Channel