Pret penalltinë, por më pas ndodh çudia…

26/01/2017 00:00

Portieri i ekipit të dytë të Gaziantep në Turqi është bërë protagonist i një videoje të pabesueshme.

Ai bëri maksimumin teksa priti një 11-metërsh duke e zotëruar topin, por më pas ndodh çudia.

Një prej lojtarëve të skuadrës së tij, i lumtur nga ajo që bëri portieri, u hodh në krah atij. Por me këtë veprim ai bëri që topi t’i shpëtonte nga duart portierit dhe më pas përfundoi në portë.

Një gol mjaft i çuditshëm, por i vlefshëm!

Top Channel