Tifozi “zbor” lojtarëve të Tiranës: Kur të vdesim ne ju do stërviteni këtu

26/01/2017 00:00

Rreth 300 tifozë ishin të pranishëm në kompleksin stërvitor bardheblu “Skënder Halili”, duke prishur stërvitjen e ekipit, i cili u thërrit në apel nga tifozëria.

Shkak është bërë vendimi i marrë nga presidenca bardheblu për të lejuar skuadrën e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet brenda në “Selman Stërmasi”.

Reagimi i tifozëve ishte i ashpër. Një prej tyre, dëgjohet teksa i drejtohet lojtarëve të Tiranës duke i thënë: “Kur të vdesim ne ju do të stërviteni këtu”.

Më pas, situata degradoi nga ofendimet e shprehura nga disa tifozë dhe Gilman Likës me të cilin pati dhe konfrontim fizik.

Top Channel