Morata, Reali e largon vetëm për 60 mln euro

26/01/2017 00:00

Reali i Madridit nxjerr Alvaro Moratën në merkato. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi “merengues” është gati të lejojë sulmuesin, nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e rëndësishme që nuk mund të refuzohet.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Morata nuk është shumë i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat për të te “Los Blancos”, e për këtë arsye ai po mendon që të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Kjo situatë e futbollistit ka ringjallur interesin e Arsenalit dhe Chelseat, që tashmë kanë filluar ta monitorojnë atë.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka fiksuar edhe çmimin për kartonin e futbollistit. Sipas tij, Morata do të largohet nga Reali, nëse klubet e interesuara për të janë gati të ofrojnë 60 milionë euro.

Top Channel