Për presidentin serb Tomisllav Nikoliç, Prishtina shkeli marrëveshjen për të mos komentuar lidhur me takimin e nivelit të lartë në Bruksel.

Në fund të bisedimeve të së hënës u tha se palët u ranë dakord për të bërë gjithçka për paqen në rajon, por sipas udhëheqësit serb, autoritetet kosovare janë ato që përshpejtojnë zgjidhjen e situatës.

Ai tha me vetëdije se koha po punon në favor të Serbisë dhe popullit serb dhe se sinjale pozitive priten nga kryeqytetet e botës.

Nikoliç deklaroi për “Tanjug”, se tani edhe ata mund të flisnin për bisedimet, duke qenë se përfaqësuesit e Prishtines nuk i qëndruan besnik porosisë së Përfaqësues së Lartë të BE për Politikën e Jashtme.

“Sigurisht që shqiptarët mashtruan duke krijuar një shfaqje me të cilën pretendojnë se kanë përballur delegacionin serb me Kosovën e pavarur”, ka thënë Nikolic.

“Ata thanë se kanë arritur qëllimin e tyre, rrumbullakësimin e territorit, se kanë siguruar sovranitetin dhe tani nuk u intereson më ndonjë pjesë territori që do ta merrnin nga Serbia, kur ata e kanë shtetin e tyre. Shumë gjëra u thamë atyre për sjelljen në lidhje me murin dhe përmbushjen e detyrimeve, si dhe me pozicionimin e njësive speciale aty ku nuk duhet të jenë”, vijoi më tej presidenti.

Ai shtoi se i ka pyetur përfaqësuesit e Prishtinës se çfarë do të ndodhte nëse Beogradi do të mobilizonte njësitë e tij. “Ju sollet gjithçka keni, nga armët deri tek mjetet. Po sikur ta bënim edhe ne këtë, çfarë do të ndodhte? Do të fillonte lufta”, citohet të ketë thënë Nikoliç.

Sipas tij, pala kosovare kishte pranuar se nuk ishte lëshuar urdhër për ndalimin e trenit.

Top Channel