Brazil-Kolumbi, miqësore në homazh të Chapecoense

26/01/2017 00:00

Brazili dhe Kolumbia u vunë përballë njëra-tjetrës për të zhvilluiar një ndeshje bamirësie, për të nderuar skuadrën e Chapecoenses që përjetoi një aksident ajror tragjik ndërsa po udhëtonte drejt Kolumbisë, për sfidën e saj të Copa Sudamericana.

Ngjarja e rëndë ndoodhi në 28 nëntorin e vitit të kaluar, ku mbijetuan vetëm 6 persona nga 77 që ishin në bordin e avionit.

Sfida mes Brazilit dhe Kolumbisë u zhvillua përballë 18 900 personave dhe u konsideriua si një mbrëmje emocionuese për të gjithë. Futbollistëve dhe komentatorit Rafael Henzel, përpara se të fillonte sfida, iu dhanë disa medalje përkujtimore.

Eventi u organizua dhe transmetua nga televizioni brazilian “O’Globo”, që mori garanci nga sponsorët për një pagesë prej 1.2 milionë dollarësh që do të shkojnë për familjarët e viktimave të aksidentit.

Ai që fitoi këtë ndeshje miqësore ishte Brazili me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar nga sulmuesi i Palmeirasit, Dudu, duke bërë që Seleçao të shënojë fitoren e 7 radhazi nën drejtimin e trajnerit Tite.

Top Channel