“Stadiumi”, tifozët e Tiranës nuk lejojnë skuadrën të stërvitet

26/01/2017 00:00

Siç ishte paralajmëruar, vendimi i marrë nga presidenca bardheblu për të lejuar skuadrën e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet brenda në “Selman Stërmasi”, ka patur një reagim të ashpër të një pjese të tifozëve të Tiranës.

Rreth 300 tifozë ishin të pranishëm në kompleksin stërvitor bardheblu “Skënder Halili”, duke prishur stërvitjen e ekipit, i cili u thërrit në apel nga tifozëria.

Më pas, situata degradoi nga ofendimet e shprehura nga disa tifozë dhe Gilman Likës me të cilin pati dhe konfrontim fizik.

Në përfundim, skuadra u fut brenda në dhomat e zhveshjes për më shumë se 30 minuta, duke vendosur më pas që të shpërndahet, drejt kodrave të Liqenit Artificial për vrap.

Ndërkohë, Top Channel mëson se marrëveshja e arritur mes Tiranës dhe Partizanit, për të lejuar zhvillimin e ndeshjeve, ka patur si kompromis një shlyerje me këste të një borxhi prej rreth 2 milionë dollarë që ka marrë përsipër Bashkia.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel