Australian Open, Federer shkon në finale

26/01/2017 00:00

Roger Federer është finalisti i parë i Australian Open. Tenisti zviceran ka mundur 7-5, 6-3, 1-6, 4-6 dhe 6-3 bashkëkombasin e tij Stan Wawrinka.

Të dielën, veterani do të luajë ndaj fituesit të çiftit Rafa Nadal-Grigor Dimitrov. Spanjolli dhe bullgari do e zhvillojnë të shtunën gjysmëfinalen mes tyre.

Federer e nisi mirë, duke fituar dy setet e para, por Wawrinka barazoi gjithçka në 2-2 për ta çuar takimin në set final.

Por, aty ku u vendos fati i ndeshjes, Federer i fitoi shërbimin kundërshtarit dhe e mbylli setin në 6-3.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel