Pranga oficerit të policisë së Kukësit

26/01/2017 00:00

Një oficer policie pranë komisariatit të Kukësit është arrestuar nga kolegët e tij.

Bëhet fjalë për nënkomisarin Armand Myrta, specialist për hetimin e krimeve, i cili është kapur në zotërim të një arme pa leje.

Mësohet se, Myrta është ndalur për një kontroll në kryqëzimin e Milotit teksa udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin është gjetur një pistoletë që oficeri e mbante pa leje.

Bashkë me Myrtën është ndaluar edhe një 33-vjeçar civil, i identifikuar si Petrit Dema, i cili po udhëtonte bashkë me të.

Top Channel