U21, Shqipëria mëson rivalët e eliminatoreve të “EURO 2019”

26/01/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës e kategorisë U21 kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre për kualifikueset e Kampionatit Evropian për 21-vjeçarë që do të zhvillohet në Itali e San Marino, në vitin 2019.

Shorti i hedhur nga UEFA në Nion e ka vendosur skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi në Grupin 2, ku ndodhet edhe Spanja, Sllovakia, Islanda, Estonia dhe Irlanda e Veriut. Ajo që të bie në sy është se Spanja është në të njëjtin grup me Shqipërinë edhe në eliminatoret e “Euro 2018” të kategorisë U17, si dhe në eliminatoret e Botërorit të Rusisë 2018 të kombëtares së parë.

Përsa i përket Kosovës, ajo ndodhet në grupin 5 së bashku me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Faza kualifikuese e “Euro 2019” për kategorinë U21 do të nisë në muajin mars të këtij viti dhe do të përfundojnë në tetor të vitit 2018.

Top Channel