Vlorë, gjenden pjesë skeleti të një njeriu

26/01/2017 00:00

Vetëm 40 metra larg vendit ku një ditë më parë u gjet një kokë e dekompozuar policia ka gjetur edhe pjesë skeleti njeriu.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në fshatin Romes, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës” në një zonë të pyllëzuar është gjetur një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga këmbët dhe pjesë e legenit.

Për shkak të afërsisë mes dy vendeve dyshohet se i përkasin të njëjtit trupi, por do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhi dritë mbi ngjarjen. Hetimet pritet të identifikojnë edhe viktimën.

Top Channel