Përveç Shejtanit, femra fut edhe veten në shishe (Video)

26/01/2017 00:00

Një akrobate 22-vjeçare nga Mongolia ka arritur të futet në shishe.

Odeka, e cila është stërvitur prej vitesh për t’u futur në hapësira shumë të ngushta, po habit Mbretërinë e Bashkuar me performancën e saj.

“Kur isha 11 vjeç nisa të stërvitesha për t’u futur në vende shumë, shumë të ngushta. Stërvitesha çdo ditë pas shkolle. Vetëm të dielën e bëja pushim”, tregon Odeka për “Daily Record”.

Një video e regjistruar nga publiku tregon vajzën me gjysmën e trupit brenda shishes, e cila me një buzëqeshje të përhershme në fytyrë fut me ngadalë kokën dhe gjymtyrët brenda enës.

Top Channel