Mustafa: Dialogu Kosovë-Serbi, me takime më të shpeshta

26/01/2017 09:40

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se dialogu ne mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe sipas tij, takimi i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.

Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.

Mustafa duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaft i vështirë, duke pasur parasysh edhe situatën e fundit që ka ndodhur.

Ai ka thënë për televizionin publik  se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.

Top Channel