Nice pret karnavalet, qytetarët të frikësuar për sigurinë

25/01/2017 00:00

Karnavalet që do të mbahen në muajin shkurt do ta shndërrojnë Nica-n në një skenë gjigante festive.

Ky është eventi më i madh publik, që prej sulmit me kamion të 14 korrikut, që përgjaku ditën e “Bastijës”; e megjithëse premton të shërojë disi plagët me atmosferën e gëzueshme, siguria mbetet një shqetësim i madh.

“Rreziku për sulme ekziston. Pa dyshim që do të ketë masa të ashpra sigurie, por nuk mund të jemi plotësish të mbrojtur. Gjithçka mund të ndodhë”, shprehet Patrick Graudada, një qytetar.

Aktivitetët e organizuara buzë detit, në “Promenade des Anglais”, ku edhe mori jetë masakra e ditës së “Bastijës”, vazhdojnë të jenë të ndaluara, këshu për paradën e karnavaleve është zgjedhur një rrugë alternative.

“Kemi zgjedhur një rrugë të re, e cila do të jetë plotësisht e mbyllur dhe e siguruar. Kontrollet do të jenë të përforcuara në çdo pikë hyrje”, shprehet një prej organizatorëve.

Tema e këtij viti është “Mbreti i Energjisë”, me flota të ndërtuara rreth temës së burimeve të ndryshme energjetike, ku një prej krijimeve më mbresëlënëse është padyshim ai Donald Trump-it të ulur mbi një fuçi nafte.

Me një buxhet prej 6 milionë eurosh, edicioni i 133 i karnavaleve do të përfshijë hedhjen tradiconale të luleve, aktivitete kulinarie, koncerte e perfomanca në rrugë. 

Top Channel