Vlorë, ndalohet gomonia pas disa orë ndjekje rreth Sazanit

25/01/2017 00:00

Policia e Vlorës ka ndaluar pasditen e së mërkurës një gomone pas disa orë ndjekje në zonën e Sazanit.

Gomonia është 8 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm 250 kuaj fuqi. Në të udhëtonin dy shqiptarë.

Sidoqoftë, gjatë kontrollit të saj në bord nuk janë gjetur materiale të kundraligjshme. Gomonia është shoqëruar nga efektivët e repartit Delta Force për veprimet e parashikuara proceduriale.

Top Channel