PPE përshëndet reformën në drejtësi dhe apelon për zgjedhjet

25/01/2017 00:00

Grupi parlamentar i të djathtëve në Parlamentin Europian kërkon zbatimin e reformës në drejtësi si dhe kërkon që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme e në përputhje me standardet europiane.

“Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira, të ndershme dhe në përputhje me standardet europiane”, thuhet në deklaratën e Partive Popullore Europiane.

“Reforma në drejtësi, veçanërisht ligji i dekriminalizimit duhet të mbeten një prioritet për qeverinë aktuale. Reformat dhe dialogu politik janë kritike për shqiptarët dhe për avancimin e vendit drejt BE-së”, thuhet më tej në deklaratën e PPE.

Deklarata është pjesë e rezolutës me tetë pika të miratuar një ditë më parë nga grupi i partive të djathta në PPE.

Top Channel