Karabinierët italianë “sfidojnë” me shqiponjë grekët

25/01/2017 00:00

Hajri Kaçi është një shqiptar nga Lura, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë. Ai është menaxher i Spitalit të Torinos dhe, në një shenjë sfide ndaj grekëve, ai ka publikuar një foto të tijën me dy karabinierë italianë, që bëjnë gjithashtu simbolin e shqiponjës.

Hajri Kaçi thotë se ushtarakët italianë e kanë bërë këtë shenjë për të respektuar atë si qytetar i kombësisë shqiptare, kurse ai vet ngre pyetjen se përse kjo gjë është e dënueshme në Greqi, në një kohë që në Itali, askush, e jo më ministri i Mbrojtjes, nuk kërkon dënimin e karabinierëve italianë.

Veprimi i shqiptarit nga Lura vjen pas lajmit të pak ditëve më parë, kur disa rekrutë me origjinë shqiptare në ushtrinë greke bënë simbolin e shqiponjës me duart e tyre, gjest për të cilin pritet të dënohen.

Top Channel