Tokio, ia si shprehet dashuria ndaj grave

25/01/2017 00:00

Dashuria ka qenë në ajër në një park të Tokios, këtë të mërkurë, ku burrat japonezë u mblodhën për të shprehur në publik ndjenjat për gratë e tyre, e për t’iu premtuar se do të ktheheshin më herët nga puna.

10 burrat që u mblodhën në parkun “Hibiya” në qendër të kryqytetit japonez, e bënë këtë në prag të ditës dedikuar bashkëshorteve, që shënohet më 31 janar.

“Të falënderoj që kujdesesh për punët e shtëpisë që kur jemi martuar. Të dua dhe premtoj të vij më herët në shtëpi”, ishte deklarata e një prej bashkëshortëve.

Një tjetër i kërkoi ndjesë gruas së tij, që vinte gjithmonë vonë nga puna, e i premtoi asaj se do të përpiqej ta bënte të lumtur. Edhe pse për disa mund të jetë e sikletshme të shprehin në publik dashurinë për gratë, kjo nuk vlen për Namito Ichikawa.

“Ndihem shumë mirë. Kisha nevojë të shprehja atë që ndieja. Ajo nuk është këtu, por prapë është diçka e mrekullueshme”, tha ai.

Ideja për një aktivitet të tillë lindi nga një dyqan lulesh në Tokio, që inkurajoi burrat japonezë të shrehnin emocionet e tyre lirshëm. 31 janari njihet tani si Dita e Dashurisë për Gruan.

Top Channel