Lushnjë, fermerët hedhin domatet

25/01/2017 00:00

Mungesa e tregut dhe temperaturat e ulta që shoqëruan Lushnjën gjatë janarit vunë në vështirësi shumë fermerë të Myzeqesë.

Në fshatrat kodrinore të Lushnjës, Ballagat dhe Hysgjokaj, janë mbi 100 hektarë serra diellore, por fermerët këtë vit kanë dalë me humbje. Ata kanë groposur dhjetëra kilogramë domate, pasi çmimi i shitjes në treg nuk arrin më shumë se 10 lekë për kilogramë.

“Prodhimi qe i paktë dhe çmimi i ulët. Unë hyra në kredi që ta mbillja domaten e kastravecin. Nuk kemi garanci tregu. Nuk nxorëm as lekët e plehut e farave, se punën e krahut jo e jo.

Shumica e fermerëve në Lushnjë kanë marrë kredi për të ndërtuar serra, por këtë vit nuk kanë arritur të sigurojnë as paratë e kostos së ndërtimit, ndaj kanë vendosur që të braktisin qepë e domate dhe të kultivojnë të tjera kultura bujqësore në të ardhmen.

Top Channel