Acari lë gropa në Rrugën e Kombit

25/01/2017 00:00

Ngricat e këtij dimri kanë dëmtuar segmente të Rrugës së Kombit. Gropat në trasenë e rrugës kanë marrë përmasa shqetësuese dhe rreziku i aksidenteve është edhe më i madh.

Problematikë më e madhe është për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin rrugën dhe lëvizin me shpejtësi, pasi nuk janë në dijeni të dëmtimeve në rrugë.

“Rruga është shumë e keqe. Është rrezik vdekjeje. Natën sidomos është katastrofë. Kush nuk e njeh rrugën, rrezikon shumë”, thonë shoferët.

Kryesisht, dëmtimet janë edhe në shtatë urat nga Kukësi në Morinë, ku në hyrje dhe dalje të tyre, segmentet ndarëse në trarët e urave kanë gominat dhe pjesët metalike të dëmtuara.

Top Channel