Prokurori i Speciales: Nuk e kërkojmë ne Haradinajn

25/01/2017 00:00

Zyra e prokurorit special për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Këtë përgjigje i ka dhënë prokurori special pyetjeve të gazetës serbe “Vecernje Novosti”, nëse Haradinaj po kërkohet nga kjo gjykatë e re.

“Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhërarrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vet Beogradi. Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, ka shtuar ai.

Schwendiman ka thënë se, nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.

Top Channel