Magjia e pemëve më të vjetra në botë (FOTO)

25/01/2017 00:00

Degët e ngatërrruara të kapoks-ave të Floridës, disa nga pemët më të vjetra në botë, japin një pamje mahnitëse për turistët. E njëjta magji shihet edhe në Socotra të Jemenit.

Fotografja Beth Moon, thotë se këto peme mijëvjeçare japin më shumë se një pamje piktoreske, duke e parë si një mënyrë e lidhjes së natyrës me kohën.

Disa lloje të këtyre pemëve datojnë 4 mijë vite më parë. “Kam një dashuri të madhe për natyrën dhe nuk ke se si të mos e vësh re magjinë e këtyre pemëve të mëdha e të vjetra”, ka thënë Moon për MailOnline Travel.

Ajo thotë se pema e parë që ka fotografuar ka qënë një pemë lisi, që e kishte fiksuar në aparat gjatë kohës që kishte jetuar në Angli. Por menjëherë pasi fotoja u shkrep, pema u shkatërrua nga një stuhi e fuqishme.

Ky incident e shtyu më tepër Moon të niste fotografimin e pemëve në të gjithë botën, të cilat i ka botuar në dy koleksione të saj. Moon ka udhëtuar në shumë vendepër të gjetur pemët më të veçanta si në Jemen, Kamboxhia, Afrika e Jugut, Madagaskar etj.

FOTO GALERI
1/8
Palm Beach, Florida

Top Channel