Vlorë, automjeti përplaset me bordurën dhe merr flakë

25/01/2017 00:00

Një automjet u përplas me bordurën e aksit rrugor të fshatit Penkovë të Vlorës dhe më pas është djegur plotësisht.

Të dhënat e para sipas policisë tregojnë se ngjarja është aksidentale, por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.  

Mjeti tip Jeep i drejtuar nga një 36-vjeçar, banor i fshatit Penkovë, është përplasur te kthesa për në fshatin Peshkëpi.  

Drejtuesi, i cili nuk ka pësuar dëmtime, ka treguar se është përplasur aksidentalisht me bordurën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel