Kur të shkon keq propozimi për martesë

25/01/2017 00:00

Një fans i basketbollit ngeli vërtetë keq teksa humbi unazën që do i propozonte për martesë të dashurës së tij, në një moment të “Kiss Cam”.

Tifozi i Atlanta Hawks u ul në gjunjë me pyetjen ndaj të dashurës për tu martuar. Por teksa nxorri unazën, një tjetër fan i Hawks e godet në shpatull dhe unaza i ra nga dora.

Jo vetëm kaq, të gjithë fansat aty afër u vunë në kërkim të unazës në Philips Arena. E dashura e tij shfaqet tërësisht e shokuar teksa e ofendon edhe tifozin që e goditi në shpatull të dashurin e saj.

Top Channel